Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka uruar sot maturantët që i nënshtrohen provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025.

Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan:

“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj!”

Provimi nis në orën 10:00 dhe është i treti në radhë, pas atyre të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb