Mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, foli për SportMediaset përpara debutimit të tij në Kupën e Botës për Klube kundër Al Ain.
“Ky kompeticion i ri është shumë i rëndësishëm për ne. Është një Kupë Bote gjithsesi, edhe nëse është një kompeticion klubesh, dhe ne jemi të lumtur që jemi të parët që marrim pjesë në këtë kompeticion”.
A mendoni më shumë për fundin e sezonit të kaluar apo fillimin e ri?
“Po mendoj për nivelin tim dhe fundin e sezonit, ku e mbyllëm kampionatin me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
