Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po takohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Kjo vjen ndërsa presidenti po shqyrton nëse SHBA-të duhet të përfshihen më tej në konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit.
Ai u largua nga samiti i G7-ës në Kanada një ditë më herët dje për t’u kthyer në Uashington.
Izraeli u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara një “qëndrim mbrojtës” mes konfliktit të tij me Iranin, tha për CNN ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter.
Më shumë se 30 anije cisterna amerikane për furnizim me karburant janë dërguar në rajon gjatë disa ditëve të fundit për t’u përgatitur për mundësinë që Trump të vendosë t’u urdhërojë Forcave Ajrore Amerikane të ndihmojnë në furnizimin me karburant të avionëve luftarakë izraelitë ndërsa ata kryejnë sulme mbi Iranin, thanë për CNN dy burime të njohura me çështjen.
