Një incident i rëndë është shënuar këtë pasdite në fshatin Neviçisht, që i përket bashkisë së Korçës. Sipas burimeve paraprake, një grua 64-vjeçare ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrethana ende të paqarta.

Ambulanca dhe forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Raportohet se e moshuara me iniciale I. D. u transportua në spitalin e Korccës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb