TIRANE- Ndërron jetë në spital një 25-vjeçar i aksidentuar me motor në Tiranë. Rreth orës 12:30 i riu me iniciale I. B është aksidentuar teksa udhëtonte me një motor “Kawasaki” në Farkë, në afërsi të një kompleksi vilash,
I riu është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital
Pak orë më vonë, megjithë ndërhyrjen e mjekëve në S.Q.U. shtetasi I. B., ka ndërruar jetë.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet.
(foto ilustruese)
(ma.ar/BalkanWeb)
