Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe zv/kryetari Sention Zotaj kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Kongresit dhe Senatit Amerikan.
Detajet e vizitës në Kongresin e SHBA i ka bërë publike numri dy i PR përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai thekson se gjatë takimeveka informuar zyrtarët amerikanë lidhur me parregullsitë e zgjedhjeve të 11 majit, të konstatuara edhe nga raporti paraprak i OSBE-ODIHR.
“Më datë 11 maj, në Shqipëri u realizuan zgjedhjet Parlamentare, ku parregullsi të mëdha u konstatuan jo vetëm nga shqiptarët dhe Opozita, por edhe nga vetë vëzhguesit e OSBE-ODIHR, të cilët shqetësimet e tyre i hodhën në një raport që nxin faqen e vendit tonë për mënyrën se si kufizohet liria e votës”, thekson ai.
Postimi
Në një vend ku narko-shteti lind, Demokracia vdes. Miq, para pak ditësh, së bashku me Kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu udhëtova drejt Uashingtonit ku pata kënaqësi të veçantë të zhvilloja takime në Congress dhe Senat të SHBA-së. Bisedimet dypalëshe u përqëndruan kryesisht rreth situatës aktuale në Shqipëri, në një vend ku qeveria e kthyer tashmë në narko-shtet, ka vrarë demokracinë.
Më datë 11 maj, në Shqipëri u realizuan zgjedhjet Parlamentare, ku parregullsi të mëdha u konstatuan jo vetëm nga shqiptarët dhe Opozita, por edhe nga vetë vëzhguesit e OSBE-ODIHR, të cilët shqetësimet e tyre i hodhën në një raport që nxin faqen e vendit tonë për mënyrën se si kufizohet liria e votës.
Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime në Kongresin Amerikan me:
-Kryetarin e Komisionit për Europën, Congressman Keith Self,
-Kryetarine grupit për Shqipërinë Congressman Robert Aderholt,
-Congressman Pete Session kryetar i N/Komisionit për politikat e qeverisë,
-Me anëtarin e Komisionit të Drejtësisë Congressman Lance Gooden,
-Me Congressman Mark Vasey.
Gjatë këtyre takimeve u informuan për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve OSBE/ODHIR.
Po e mbyll me një shprehje e Winston Churchill:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë bëjnë gjënë e duhur, vetëm pasi kanë shteruar të gjitha alternativat.
(BalkanWeb)
