Apeli i GJKKO ka marrë sot vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosën lënien ne fuqi te vendimit nr.56,date 09.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tushe ishte dënuar nga GJKKO me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në një vit.

Ky dënim më pas është pezulluar, dhe Tushe është dënuar me 2 vite shërbim prove.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb