Elbasani ndërhyn në merkato. Klubi ka zyrtarizuar së fundmi afrimin e portierit të njohur çek, Martin Janáček.

“Janáček vesh ngjyrat verdheblu në eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar! Shtatëlarti 24 vjeçar vjen nga eksperienca e tij e fundit me SK Dynamo Budejovice në elitën e futbollit çek.

Rritur profesionalisht në akademinë e Spartës së Pragës dhe Sparta Prague B, Martin në vitet e fundit aktivizohet në nivelet më të larta të futbollit në vendin e tij.

Portieri e nis zyrtarisht aventurën e tij me Elbasanin në datën 1 korrik”- shkruan klubi.

Ai ka luajtur për ekipin e Taborsko dhe Ceske Budejovice në Çeki.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb