A do ta godasë SHBA Iranin? Kjo është pyetja që Donald Trump i përgjigjet: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”.

I pyetur nga gazetarët në lëndinat e Shtëpisë së Bardhë nëse SHBA po i afrohej një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump u përgjigj: “Nuk mund ta them… Ju vërtet mendoni se do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje?”

“Ju nuk e dini nëse unë do ta bëj apo jo. Nuk e dini. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj,” tha ai.

“Mund t’ju them këtë, Irani ka shumë telashe dhe do të negociojë. Dhe u thashë, ‘Pse nuk negocioni me mua më parë, gjithë kjo vdekje dhe shkatërrim’.

Pse nuk negocioni? U thashë njerëzve, ‘Pse nuk negociuat me mua dy javë më parë? Do t’ia kishit dalë mirë. Do të kishit pasur një shtet’.”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb