Manchester City e ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur 2-0 skuadrën marokene të Wydad Casablanca në ndeshjen e parë të Grupit G, grup ku ndodhet edhe Juventusi.

Goli i parë erdhi shumë shpejtë që në minutën e dytë me anë të Phil Foden, që përfitoi nga një pastrim i gabuar i portierit Benabid. “Qytetarët” dyfishuan me anë të Doku në minutën e 38-të pas një goditje këndi, duke shfrytëzuar pasivitetin e mbrojtjes marokene.

City dominoi ndeshjen pa qenë spektakolar dhe pati disa momente rreziku në kundërsulmet e Wydad, sidomos kur Mailula nuk përfitoi nga një rast i artë për të barazuar. Në pjesën e dytë ritmi ra, dhe megjithëse Doku dhe më pas Haaland patën mundësi për të shënuar golin e tretë, rezultati mbeti 2-0.

Në fund të ndeshjes, Lewis u ndëshkua me karton të kuq për një goditje të ashpër në fytyrë ndaj Obeng, edhe pse duket se ishte e paqëllimshme.

City merr tre pikët e para, por diferenca e vogël e golave mund të ketë rëndësi në fund të fazës së grupeve.

3 pikë që u konsideruan tepër të rëndësishme në fundin e ndeshjes nga ana e Pep Guardiolës:

“Pashë gjëra positive. 3 pikët janë të rëndësishme pasi ishte vetëm ndeshja e pare e këtij kompeticioni. Do të përpiqemi të fitojmë edhe sfidën e dytë ndaj Al Ain në mënyrë që në ndeshjen e 3 në grup të shkojmë si të kualifikuar. Më duhet të provoj sa më shumë lojtarë në këto ndeshje, sidomos të aktivizoj futbollistët që vijnë nga periudha kur kanë qenë jashtë për shkak dëmtimesh.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: