Deputeti i PD, Qani Xhafa u aksidentua disa kohë më parë, duke drejtuar makinën ndërsa pas testeve rezultoi se kishte qenë në gjendje të dehur. SPAK shpalli sot pretencën dhe kërkoi dënimin e tij me 6 muaj burg.

Megjithatë, prokuroria propozoi që ekzekutimi i dënimit të pezullohet dhe Xhafa të kryejë një vit shërbim prove. Avokati mbrojtës tha se ligjvënësi e ka pranuar ngjarjen ku ishte përfshirë, duke kërkuar aplikimin e masës administrative ndaj tij.

Avokati: Qani Xhafa ka qenë në një darkë familjare. Dhe po kthehej me shokët dhe miqtë e tij. Ai e ka pranuar ngjarjen. Është i arsimuar. Mund të dënohet me masë administrative gjobë për shkeljen e konsumuar.

GJKKO e dënon me 900 mijë gjobë

Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për deputetin e PD Qani Xhava ta shpallë fajtorë për deklarim mjet në gjende të parregullt, 9 muaj burg, përfundimisht 6 muaj burg konvertim në gjobë 900 mijë lekë dhe pagesa të kryhet brenda një afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË, GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 27, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, me vendimin Nr. 43, datë 19.06.2025 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 9 (nëntë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Qani Xhafa, i zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.1. Në aplikim të nenit 53/a dhe 291, pika 2 e Kodit Penal, zëvendësimin e dënimit me burgim prej 6 (gjashtë) muajsh, me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, prej 900.000 (nëntëqind mijë) lekësh, duke llogaritur një ditë burgim me

pesë mijë lekë, e cila duhet të paguhet brenda 10 ditëve nga momenti që vendimi merr formë të prerë.

  1. Bazuar në nenin 261/b, 389 të K.Pr.Penale heqjen e masës së sigurimit personal “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” caktuar me vendimin nr. 184 datë 13.03.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
  2. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimeve (sipas formularit përkatës), si dhe shpenzimet gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, i ngarkohen të pandehurit.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga palët brenda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 19.06.2025

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: