Marcus Rashford është gjithnjë e më afër largimit nga Manchester United. Në moshën 27 vjeçare dhe me një kontratë që skadon në vitin 2028, sulmuesi anglez duket i destinuar për një ndryshim destinacioni pas një sezoni me ulje-ngritje.
Pasi u huazua te Aston Villa në merkaton e fundit të dimrit, Rashford ka rifituar formën dhe vetëbesimin e tij, duke kontribuar me 4 gola dhe 6 asiste në 17 paraqitje. Performanca që nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Klubi nga Birminghami synon ta mbajë në ekip Rashfordin. Konkurrenca është e fortë dhe siç zbuloi tabloidi anglez The Sun, Neëcastle është futur gjithashtu në listën e pretendentëve.
“The Magpies”, të kualifikuar për edicionin e ardhshëm të Champions League, përfaqësojnë një opsion konkret dhe tërheqës për Rashford.
