Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi gjatë një interviste me transmetuesin publik Kan këtë mbrëmje, se Izraeli ka shkatërruar më shumë se gjysmën e sistemeve të raketave të Iranit.
I pyetur se ku qëndrojnë aftësitë mbrojtëse të Izraelit kundër sulmeve raketore të Iranit, Netanyahu u përgjigj se “”e po godasim lançuesit e Iranit.
“Nuk ka aq shumë rëndësi sa raketa kanë. Ajo që ka rëndësi është sa lançues kanë – dhe ne tashmë po ia dalim. Mendoj se tashmë e kemi kaluar gjysmën e numrit të lançuesve që kanë.”, u shpreh kryeministri izraelit.
Dje, IDF tha në një vlerësim se Izraeli kishte shkatërruar rreth 40% të lançuesve të raketave.
(BalkanWeb)
