Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se Hezbollahu do të zhduket nëse organizata terroriste nga Libani sulmon Izraelin në mbështetje të Iranit.

Në një postim në X, Katz shkroi: Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut nuk po nxjerr mësim nga paraardhësit e tij dhe po kërcënon të veprojë kundër Izraelit në përputhje me urdhrat e diktatorit iranian.

Unë sugjeroj që përfaqësuesi libanez të jetë i kujdesshëm dhe të kuptojë se Izraeli e ka humbur durimin me terroristët që e kërcënojnë.

Nëse do të ketë terrorizëm, nuk do të ketë Hezbollah.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb