Emri i Rafael Leao vazhdon të jetë në radarin e Bayern Munich. Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit bavarez e shikojnë sulmuesin portugez si pasues të mundshëm të Leroy Sané.

Milani menjëherë e bëri të qartë se nuk dëshiron të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim, kërkon vetëm para në dorë.

Kuqezinjtë janë të prerë, presin një ofertë prej të paktën 100 milionë eurosh për t’u ulur rreth një tavoline dhe për të diskutuar për Leaon. Vendimtare në fund do jetë dëshira e Leao.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb