Marco Carnesecchi po ndiqet nga Manchester United. “Djajtë e Kuq” e kanë identifikuar portierin e Atalantës si një pasues të mundshëm të Andre Onana-s, i cili po largohet nga ekipi pas dy sezonesh jo shumë të mira.

Në këto kushte, Carnesecchi bëhet prioritet. Oferta e mundshme është rreth 40 milionë euro, jo shumë larg kërkesës që shkon diku tek 10 milionë më shumë.

Mbetet të shihet nëse Atalanta do ta pranojë përfundimisht propozim, apo do të kërkojë kohë për të vendosur. Përveç portës, United do të kërkojë të përforcohet edhe në reparte të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb