Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoğan i tha Ministrit të Jashtëm të Iranit se Turqia është e gatshme të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit për të ringjallur diplomacinë, raportoi Reuters.

Erdoğan theksoi se rifillimi i negociatave është e vetmja zgjidhje për mosmarrëveshjen bërthamore, sipas një njoftimi nga presidenca turke.

Irani është përfshirë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Izraelin para 9 ditësh, pasi këta të fundit sulmuan në territorin iranian me arsyetimin se regjimi i Teheranit ishte shumë pranë finalizimit të krijimit të armës bërthamore, e cila sipas Tel Avivit përbën një rrezik ekzistencial për izraelitët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb