Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme përgjatë segmentit Pukë–Shkodër, në afërsi të Kthesës së Danit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pukës. Mjekët kanë bërë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksi rrugor është aktualisht i bllokuar për shkak të aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore. Sipas burimeve zyrtare, rruga pritet të rihapet në pak minuta, sapo të përfundojnë procedurat për dokumentimin e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb