Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës.

Sipas të dhënave, mësohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik, çka ka djegur plotësisht objektin.

Nga flakët u përfshinë të dyja katet, ku njëri prej tyre shërbente si lokal dhe tjetri për banim.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, dëmet ishin të mëdha. Nga ana e policisë po punohet për të zbardhur rrethanat e plota.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb