Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën rrethe magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles.
Flakët kanë përfshirë hapësirën ku prej kohësh depozitohen inertet dhe mbeturina të ndryshme ndërtimi.
Forcat zjarrfikëse janë të pranishme në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa shtellungat e tymit të dendur janë përhapur në drejtim të zonës së banuar përreth dhe mbi aksin kryesor rrugor, duke krijuar shqetësime për banorët dhe rrezik për qarkullimin.
Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, ndërsa dyshimet e para ngrenë pikëpyetje për zjarrvënie të qëllimshme.
(BalkanWeb)
