Cristian Shpendi në modë. Sulmuesi shqiptar ka përfunduar në radarët e Fiorentinës.
Klubi violë e shikon afrimin e lojtarit të Cesenën si zgjedhjen e duhur për ofensivën. 22-vjeçari vjen pas një sezoni pozitiv me Cesenën, ku në 35 ndeshje, realizoi 11 gola ndërsa dhuroi një asist.
Fiorentina është gati të hyjë në tratativa për të bindur skuadrën e Serie B që të lënë të lirë futbollistin.
Kujtojmë që Fiore pak ditë më parë firmosi me Edin Dzekon.
