Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar se ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është ofruar të bëhet trajneri i ri i Polonisë.
Presidenti i Federatës, Cezary Kulesza, konfirmoi diçka të tillë, në një intervistë me Przeglad Sportoëy.
“Ne me të vërtetë kemi marrë një ofertë. Oferta u refuzua me mirësjellje. Nuk duhet të harrojmë se asnjë trajner i huaj nuk mund të na garantojë se do të arrijmë në Kupën e Botës,” shpjegoi Kulesza. “Nëse ai do të na jepte një garanci të tillë, unë do ta zyrtarizojë menjëherë. Fernando Santos është një shembull i përsosur i kësaj.”
Kujtojmë që tekniku Michal Probierz u largua nga pankina pak ditë më parë pas përplasjeve me Lewandowskin.
