Ngjarje e rëndë në zonën e Skelës në Vlorë këtë mesditë. Një përplasje mes dy automjeteve ka degjeneruar në konflikt mes drejtuesve të mjeteve, ku njëri prej tyre ka goditur disa herë me automjetin e tij tip “Benz” makinën tjetër, duke e nxjerrë nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Benz”, që përplasi automjetin tjetër.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit që u godit ka arritur të dalë në kohë nga makina e tij, duke shmangur lëndimet personale.
Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
(BalkanWeb)
