Juventus po mendon për merkaton. Një nga repartet që duhet përforcuar është sulmi dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po punojnë pikërisht në këtë front.

Juventus pëlqen sulmuesin kanadez Jonathan David, i cili këto ditë është larguar nga Lille si lojtar i lirë.

Në këtë periudhë, janë në axhendë kontakte mes palëve, për të synuar kështu arritjen e një marrëveshje të mundshme.

Ekipi torinez tërheq David, por Juve në këtë rast, duhet të plotësojë kërkesat e lojtarit.

Kjo nuk është hera e parë që gjigandët e Serie A interesohen për futbollistin, pasi edhe në merkatot e mëparshme emri i David është përmendur në korridoret e zyrave të Juventusit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb