Visar Bekajt po i lakohet emri te Trabzonspor në Turqi. Pasi fitoi vendin e titullarit te Hatajspor, tërhoqi vëmendjen e gjigantëve turq.

Hatajspor ra nga kategoria, për këtë tratativat do të ishin më të lehta. Kontrata e Bekajt përfundon pas sezonit të ardhshëm, ndërsa u bashkua në vitin 2023 kur dhe u largua nga Tirana.

Bekaj ka luajtur 26 ndeshje në total me Hatajspor ku ka pësuar 44 gola në total. Në anën tjetër gjatë pesë ndeshjeve e ka mbajtur portën e paprekur.

28-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Në rast se transferimi te Trabzonspor konkretizohet do të ishte hap i madh për të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb