Presidenti i Samsunspor, Juksel Jilldirim ka folur së fundmi për thashethemet që lidhnin Rey Manaj me një kalim të mundshëm te kjo skuadër.

“Rei Manaj nuk është në listën tonë. Ne e menduam një herë çfarë mund të ndodhte. Menaxheri tha për të që për lirimin e tij donin 4 milionë euro a diçka e tillë që shkruhej në kontratën e tij” – tha Juksel.

Ai u shpreh gjithashtu se Arbnor Muja mund të largohet nga ekipi.

“Muja është i mërzitur, dëshiron të largohet. I kam thënë nëse do të gjëje një klub, do ta lejoj të largohet. Edhe nëse dëshiron të rrijë, unë jam i kënaqur nga ai”, tha Jilldirim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb