Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste në emisionin “Log.”

Ai ka denoncuar një rast të rëndë që, sipas tij, biznesmeni Lul Morina ka ndërtuar një ndërtesë pa leje 9-15 kate.

Bardhi u shpreh se Lul Morina ka blerë vota për PS-në në Dërmenas, duke hedhur 4 milionë euro në këtë zonë.

Sipas Bardhit, Morina do të ndërtojë edhe një resort në jug të vendit me vendim qeverie.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi: Thanë se është ngritur pallat 9-12 kate dhe se duhet të shkojë në burg ai që e ka ndërtuar. Media e zbardhi menjëherë dhe prona ishte e Lul Morinës apo Julian Morinës se këta kanë shumë emra. Jo vetëm që zotërisë nuk i ndodhi asgjë për 9 a 15 kate pa leje, por zonja e mori dhe në Fier, i ngarkoi dhe 17 qendra votimi, i tha që lekët nga ndërtimi do i përdorësh për vota, në Dërmanas, me vendim të KKT do të jap të ndërtosh dhe një resort në bregdetin e jugut. Lul Morina është kosovar i Fierit. Është zona më e djathtë e PD, llogaritet se janë hedhur 4 mln euro para korrupsioni. Është biznesmen që ka ndërtuar ndërtim pa leje, ka përfituar nga një vendim i KKT, bën resort në jug dhe blen vota.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb