Shefja e politikës së jashtme të BE-së , Kaja Kallas, tha të martën se ndërprerja e luftimeve midis Izraelit dhe Iranit është një lajm i mirë dhe duhet t’i bëjë të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave.

“Njoftimi për ndërprerjen e luftimeve midis Izraelit dhe Iranit është një lajm i mirë, por mbetet i brishtë. Të gjitha palët duhet ta mbështesin këtë dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm duhet të shmanget.  BE-ja qëndron në solidaritet me të gjithë të prekurit, përfshirë Katarin mbrëmë. Ky është momenti për t’u rikthyer në tryezën e negociatave. Le të jetë kjo një pikë kthese për të gjithë rajonin. Do të vazhdoj të punoj drejt këtij qëllimi me të gjitha palët”,  shkroi Kallas në një postim në X.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb