Mesfushori i Real Madridit, Federico Valverde, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Salzburgut.
“Kjo ndeshje është e dobishme. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, të njihemi më mirë me njëri-tjetrin: kanë mbërritur shokë të rinj të ekipit dhe do të jetë thelbësore të përgatitemi sa më mirë që të mundemi për t’u përballur me një sfidë të vështirë dhe të rëndësishme”.
Pas suksesit kundër Pachuca, me një gol dhe shiritin e kapitenit në krah, Valverde shprehu kënaqësinë e tij: “Është një turne i ri, një përvojë e mrekullueshme. Pasioni i tifozëve të Madridit këtu është mbresëlënës dhe na jep forcë të madhe”.
