Vendosmëria e treguar në krizën e Iranit tani duhet të tregohet edhe në Ukrainë dhe Gaza, tha Kryeministrja Giorgia Meloni për shtypin pas një samitit të NATO-s të mërkurën.

“I thashë Presidentit Donald Trump dhe e thashë edhe në samit se e njëjta vendosmëri e përdorur në luftën midis Izraelit dhe Iranit duhet të përdoret edhe për dy armëpushime të tjera, për Ukrainën dhe për Gazën”, – u tha ajo gazetarëve.

“Situata në Gaza është e paqëndrueshme” – përfundoi Meloni, kryeministrja e Italisë, e cila ka një raport shumë të mirë me presidentin e SHBA-së

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb