Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar të flasë për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke lavdëruar atë që ai e quan “sulm masiv dhe preciz” ndaj programit bërthamor të Iranit.

“Demonstri i jashtëzakonshëm i forcës amerikane ka hapur rrugën për paqe,” thotë ai. Trump shtoi: “Çdo gjë ka mbaruar në Lindjen e Mesme, nuk mendojmë se Izraeli e Irani do të sulmojnë sërish njëri-tjetrin.”

Presidenti Trump vazhdoi duke thënë se kanë parandaluar Iranin nga sigurimi i një arme bërthamore, si dhe kanë “rindërtuar besueshmërinë e fuqisë parandaluese amerikane”.

Trump gjithashtu shtoi se 14 nga 14 raketat që synonin bazën amerikane në Katar u rrëzuan.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb