Arijon Ibrahimovic do të bashkohet me Heidenheim. Lojtari shqiptar është bashkuar me këtë skuadër në formë huazimi, nga skuadra e Bayern.

“Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më kanë bindur se Heidenhemi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment.

Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenheimin në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Ibrahimovic.

Sulmuesi 19-vjeçar është gati për aventurën e re, teksa synon që të bëjë sezon pozitiv me Heidenheim.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb