Grupi F në Botërorin e Klubeve ka dhënë verdiktet përfundimtare. Dortmund mundi 1-0 Ulsan HD, në ndeshjen e luajtur në TQL Stadium.

Sfida u vendos nga një gol i danezit Svensson, në pjesën e parë. Edhe koreanët patën rastet e tyre, por nuk i konkretizuan në gol.

Verdhezinjtë e Dortmund e mbyllin në vendin e parë me 7 pikë, një kualifikim i merituar për atë që kanë dhënë në fazën e grupeve.

Kualifikohet për me tej edhe Fluminense (vendi i dytë, 5 pikë), me brazilianët që barazuan pa gola ndaj Mamelodit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb