Pasi siguruan rikthimin në elitë, te Flamurtari po punojnë fort për merkaton e verës. Vlonjatët kanë njoftuar pak më parë se kanë arritur akord për transferimin e mbrojtësit 26-vjeçar. Todor Todoroski.

“Todor Todoroski eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club”- shkruan klubi.

Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar së fundmi në Rumani te Poli lasi, ndërsa ka kontribuar në Hungari te Zalaegerszegi dhe te Sumqayit në Azerbajxhan.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb