Baba në moshën 35-vjeçare. Për dikë është vonë, për dikë mund të jetë herët, ndërsa për kantautorin e njohur Ernest Duka (Stike) ky është moment i duhur. Ai dhe partnerja e tij këngëtare Graciela Pashaj po jetojnë muajt e pritjes së ëmbël në vilën e tyre të re në periferi të Tiranës. Nuk ishte rastësi pse kënga “Çifti simpatik” u bë hit në pak kohë, pasi për Stinen u krijua para dy vitesh, kur dhe u afrua më shumë me Gracielën. Në fillim ishin shokë, pastaj miq dhe tani presin të bëhen prindër. Edhe pse në këto vite pjesë e jetës së tij ka qenë dhe prezantuesja Roza Lati me një rikthim të shkurtër pas ndarjes, mesa duket ata kanë qenë të destinuar për të tjerë persona. Për të gjithë këtë zhurmë dhe ndryshim e madh të jetës së tij, Stine rrëfehet eksluzivisht për revistën “Story” duke na zbuluar detaje të pathëna asnjëherë më parë.
Gjithmonë je komentuar në media si djali mes dy femrave, pse kështu?
Ky ka qenë kënvështrimi i atyre që më kanë parë nga jashtë. Unë vetë nuk e kam parë veten ashtu, pasi gjithmonë kam qenë i një femre. Ideja është se sa e zonja ka qenë ajo të kuptojë, nëse kam qenë i asaj apo asaj tjetrës.
Mund të përmendësh emrat e femrave më të rëndësishme të jetës?
S’është etike.
Je djalë i njohur, po kur kthen kokën pas kujton gabime në jetë?
Më pëlqen që jam formuar kështu dhe që jam ky që jam, pasi jam mirë në rrjedhën e kohës, si po shkon njerëzimi.
Je 35 vjeç por dukesh më i ri. Të ndodh të ndiesh mospërputhje të pamjes me pjekurinë si mashkull?
Hmmm, jo 35 por 22 vjeç ndihem. (qesh) Gjithsesi përtej shakasë mund të them se jam njeriu më i lumtur që kam arritur të bëj 35 vite të plota, të shëndetshme, të bukura e me luhatje si ç’do njeri. Mbi të gjitha kam jetuar 35 vjet.
Dhe pret të bëhesh baba në këtë moshë. Bukur?
Rrugës jam. Partnerja është në muajin e katërt të shtatzënisë kështu që pres të bëhem baba në fund të nëntorit.
Baba pa celebrim?
Pse vetëm duhet të martohem, që të bëhem baba?! I bie që të bëhen me plan gjërat pastaj.
Si ndodhi, ishte e paplanifikuar?
Pak, nga të dyja.
Momenti i parë që e more vesh, si e përjetove?
Ishte moment i papërshtatshëm se isha në një stage, pasi por përgatisnim skenën e një club-i për koncert. Në atë moment më vjen nëna e fëmijës sim dhe më thotë: “Të lutem ka mundësi një minutë! I thashë prit se kam pak punë, por më tha se ishte urgjente. E pashë me lot në sy, por s’donte të jepte veten para të tjerëve. Zbrita një moment nga skena, dhe ky ishte moment që më dha lajmin e shtazënisë. I thashë Alelulja, po nuk dija si të sillesha të them të drejtën sa i takon pjesës emocionale.
Kjo ishte hera e parë që një vajzë të jepte një lajm si ky, apo të ka ndodhur më parë?
Jo, s’më ka ndodhur më parë.
Vjen ky fëmijë në momentin e duhur?
Po, përderisa erdhi po. S’duhet të shkoj kundër vullnetit të gjërave, sidomos kur i bëra një rezyme kësaj që po ndodh.
Ke ëndërruar të jesh babai i një djali apo i një vajze?
Nuk kam specifikime të kësaj natyre pra që fëmija im të jetë vajzë apo djalë.
E keni menduar emrin e fëmijës?
Jo. Mua më pëlqejnë gjerat spontane dhe dua të më vijë natyrshëm emri i fëmijës. E di shumë mirë që kur të zgjohem nga gjumi një ditë, do të kuptoj si do e quaj.
Si nisi lidhja me nënën e fëmijës suaj të ardhshëm, pasi është komentuar si një histori paksa e ngatërruar me dritë-hije?
Është histori e gjatë. Kemi shtatë vite që njihemi, por gjithmonë situatat që e bëjnë një lidhje jetëgjatë mes një çifti janë rastësi. Jemi njohur në “Top Fest”, ku ajo ka kënduar dhe thjesht u përshëndetëm atëherë. Unë po suportoja një këngëtare, që kishte bërë këngë në studion time, e kjo ka qenë njohja. Por kemi pasur relata shoqërie 3 vitet e para pasi ashtu ishin rrethanat, unë vija nga jetë tjetër ajo nga një jetë tjetër.
Dhe kur e krijuat lidhjen e vërtetë?
“Lidhje” është fjalë e madhe, por me kohën ngadalë, me kalimin e ditëve, javëve, muajve, viteve…
Çfarë të tërheq te kjo vajzë?
Është me këmbë tokë.
Të duron?
S’ka arsye të më durojë. Më shumë i përshtatemi mirë njëri-tjetrit si tipa.
Është e bukur?
Normalisht që po. Mjaftueshëm për sytë e mi.
E quan nënën e fëmijës suaj, por do të jetë një ditë dhe gruaja jote?
Jo, s’e di ende. E di që do jetë nëna e fëmijës sim por gruaja jo, është fjalë e madhe.
Pra nuk do të bëni celebrim?
Celebrimin është mirë ta kesh në zemër, jo me letra.
Po ceremoni dasme?
Varet si të na vijë frymëzimi, pasi unë punën e kam “party” gjithmonë. Por ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa të mbledhësh 200 vetë dhe t’i tërbosh në dasmën tënde. Atë e bën kur të dojë njeriu. Nuk dua të bëhem tipik çifti formal që do të martohemi se po vjen në jetë një fëmijë. Do më vinte keq për veten nëse do e bëja këtë. Nëse do e ndiej po, do e bëj një ditë. Por mund ta realizoj kur të bëhet djali apo vajza 2 vjeç për shembull. Do ishte dhe më bukur.
Si baba e ke menduar cila është këshilla e parë që do i jepje fëmijës tënd?
Do vijë ai moment që mund ta them saktë. Unë jam fëmijë vetë nga mendja në kuptimin e mirë të fjalës, edhe pse jam 35 vjeç. Dua t’i jap edukatën e duhur si fillim.
Je për familjen tradicionale të shëndetshme, duke pasur parasysh faktin që sot është e vështirë të krijosh familjen ideale?
Çdo prind e nis për një familje të shëndetshme, sepse asnjë çift nuk mendon familjen e çrregullt. Por jeta ka luhatjet e veta, ndaj s’i dihet.
Rikthehemi tek ju dhe kënga “Çifti simpatik” që bëri atë goditjen që shumë pak e kishin menduar. Çfarë ka të vërtetë ajo fabul?
Nga gërma e parë deri tek e fundit është e vërtetë. S’mund të dalë një këngë e tillë nga fantazia.
Kush janë “çifti simpatik” që i dedikohet kënga?
Unë dhe partnerja ime.
Eshtë e njëjta partnere që ke pasur para dy vitesh kur krijove këngën?
Normalisht partnerja që kam tani, vetëm ajo dhe unë jemi çifti simpatik. Unë nuk flas në atë këngë për çiftet simpatikë në aparencë.
Çfarë ju bën të ndiheni specialë?
Ne jemi si shokë. Rrimë gjithë ditën bashkë, nuk mërzitemi bashkë, bëjmë gallata e ndajmë punën bashkë. Është e vështirë në ditët e sotme të gjesh një shok, sidomos tek e dashura.
Keni diferencë moshe?
Kemi 7-8 vjet. Nuk është diferencë e madhe për një çift, por edhe e vogël s’është.
Ajo është këngëtare, ke krijuar këngë për Gracielën, pasi sa i takon stilin në muzikë e komentojnë si këngëtare tallaveje?
Po kam bërë një album, por s’e kemi publikuar ende. Graciela punon dhe në studio pasi ka mbaruar Liceun Artistik, dhe në shumë vija melodike më ndihmon edhe për tekstet sidomos këngët që bëhen për zëra femërorë. Kam krijuar këngë në stilin e muzikës që i pëlqen asaj, se ka një stil tjetër. Ajo është multi talent, se e shohim dhe si në stilin e të kënduarit si Dafina Zeqiri dhe si Mimoza Shkodra. Do vijë ai moment që mund ta them saktë. Unë jam fëmijë vetë nga mendja në kuptimin e mirë të fjalës, edhe pse jam 35 vjeç. Dua t’i jap edukatën e duhur si fillim.
(er.nu/BalkanWeb)
