Jessie J njoftoi se kanceri i saj është zhdukur plotësisht.

Pasi këngëtarja britanike 37-vjeçare u diagnostikua me kancer të gjirit në fazë të hershme në fillim të këtij muaji, ajo iu nënshtrua një operacioni pasi performoi në “Capital’s Summertime Ball” në Londër më 15 qershor.

“Kanceri është zhdukur plotësisht. Thithka ime është aty ku ishte dikur, mund ta shikoj “Love Island” pa asnjë ndjenjë faji”, shkroi ajo në “Instagram Stories”, duke shtuar, “Po pushoj dhe po flas me miqtë më shumë se kurrë”.

Këngëtarja më pas vazhdoi të tregonte se është e rrethuar nga të dashurit e saj, përfshirë të dashurin Chanan Safir Colman dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Sky.

“Mamaja ime jeton me ne. Sky thjesht është Sky. Chanan më bën të ndihem e sigurt dhe mesazhet janë 10/10”, përditësoi Jessie. “Të lidhemi me njerëz të tjerë që po kalojnë një periudhë të ngjashme dhe të jemi në gjendje të mbështesim njëri-tjetrin. Shumë gjëra të tjera…”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb