Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia e një 65-vjeçareje e cila është dëbuar nga banesa e saj së bashku me dy djemtë nga përmbarimi.

Shkak i ngjarjes është bërë konflikti që e moshuara ka me djalin e xhaxhait i cili pretendon se banesa i përket atij. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në studio, 65-vjeçarja ka treguar disa detaje nga historia e saj. Ajo tregoi se ditën e ngjarjes përmbarimi së bashku me dy policë dhe djalin e xhaxhait i janë futur me forcë në banesë ku njërin prej djemve e kishin marrë zvarrë.

Sipas saj banesa ku ajo jetonte ishte e saj dhe e motrave pasi të gjithë ishin trashëgimtarë.

“Situata aktualisht është shumë e vështirë. Para 1 muaji ka ardhur përmbarimi së bashku me dy policat e rajonit dhe djalin e xhaxhait janë futur me forcë në shtëpi dhe kanë marrin djalin zvarrë kurse mua më ka rënë të fikët dhe më dërguan në spital. Vendimi ka dalë që në vitin 2007 dhe ka dalë në një mënyrë abuzive. Unë e kam bërë sigurimin e padisë, por zyra e përmbarimit ka ardhur tek shtëpia jonë me forcë duke na tërhequr zvarrë. Nuk është e vërtetë që babai i kishte lënë shtëpinë në pronësinë e djalit të xhaxhait. Ne jemi të gjithë nipërit dhe mbesat trashëgimtar të asaj banese dhe kemi patur konflikti prej vitesh dhe na i grabiti “,  u shpreh ajo.

Më tej e moshuara theksoi se familja e saj nuk kishte një marrëdhënie të mirë me familjen e xhaxahit pasi të dy vëllezërit nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Gjatë bisedës në studio, 65-vjeçarja u ndal edhe tek marrëdhënia që kishte me ish-bashkëshortin dhe se si gjërat u agravuan dhe si pasojë rezultoi në një divorc.

E moshuara tha se ishte njohur me ish-bashkëshortin në vitin 1996 dhe se gjërat midis tyre kishin agravuar pasi se djali i xhaxhait kishte ndërhyrë shumë në marrëdhënien e tyre për shkak të konfliktit që kishin për banesën.  65-vjeçarja shtoi se policia e kishte kërcënuar se do ta fusnin në burg nëse ajo do të futej në banesë.

“Marrëdhënia jonë familjare me familjen e xhaxhait nuk ka qënë e mirë prej shumë kohësh pasi të dy vëllezërit nuk shkonin mirë me njëri tjetrin. Unë jam martuar në vitin 1996 me mblesëri. Ish-bashkëshorti jetonte tek shtëpia ime dhe një shoqja ime na kishte prezantuar. Djali i xhaxhait nderhyri shumë në martesën tonë dhe gjërat midis nesh u agravuan. Djemtë ishin në klasën e parë kur ne u divorcuam dhe vetëm njëri prej tyre vazhdon edhe e takon edhe sot. Ai nuk i ka paguar asnjëherë detyrimet për ata. Ditën që më nxorren prej shtëpisë, djali nuk bëri rezistencë dhe e nuk e lejuan as që të vishte as këpucët dhe mua më dërguan në spital , ku më qëndronin 6 policë tek koka. Ata më kërcënonin që do më fusnin në burg nëse unë futesha tek banesa”, përfudnoi 65-vjeçarja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb