Policia e Kosovës ka shoqëruar disa serbë në Gazimestan, pasi raportohet se kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë bërë thirrje si “Kosova është Serbi” gjatë manifestimit të Vidovdanit.
Ngjarja ka ndodhur në përfundim të tubimit. Pavarësisht kontrolleve të rrepta të Policisë së Kosovë, serbët arritën ta fusin edhe një flamur me simbole patriotike gjatë shënimit të festës.
Ndërsa, dy shtetas serb janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku njëri kishte provokuar me pistoletë të plastikës ndërsa tjetri mbante të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshuarit për krime lufte.
(BalkanWeb)
