Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të lënduarit janë pasagjerë në mjete dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit të Pogradecit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pogradec/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Pogradec–Tushemisht, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. D., është përplasur me automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në këto automjete. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: