Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së, ka komentuar Akademinë e re Politike të Partisë Socialiste.

Ai e cilëson këtë akademi si një mjet për të “trajnuar” deputetët e rinj në mënyra korruptive dhe abuzive.

Sipas tij, politikanët socialistë do u mësojnë të rinjve se si të vjedhin dhe të bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Balliu përmend emra të njohur të PS-së, duke akuzuar ata për përfshirje në abuzime.

Klevis Balliu, deputet i zgjedhur i PD-së: E keni parë Akademinë e re të PS-së, ku këta deputetët hajdutë, më të mëdhenj të Shqipërisë, do i mësojnë deputetët e rinj, sesi të bëhen hajdutë profesionistë. Për shembull Olta Xhaçka do i mësojë deputetët e rinj, sesi të vjedhin tokat në bregdet, apo të bëjnë burrin apo gruan e tyre investitorë strategjikë, Taulant Balla do mësojë deputetët e rinj, sesi të bashkëpunosh me krimin e organizuar.

Belinda Balluku do iu mësojë deputetëve të rinj sesi të vjedhësh me energjinë, me infrastrukturën dhe me gjithçka tjetër. Dhe patjetër, Edi Rama do u mësojë deputetëve të rinj sesi krijohet narko-shteti i parë në Europë, duke bashkëpunuar me krimin, me drogën e gjithçka tjetër.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: