Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Policia njofton se trupi i pajetë i një personi rreth 50 vjeç është gjetur në det, ndërsa dyshimet e para është se vitkima mund të jetë mbytur.
Blutë bëjnë me dije se 50-vjeçari ende nuk është arritur të identifikohet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
