Federata e Futbollit njoftoi se Andrea Tedesco nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare U-17. Tekniku italian ka përfunduar kontratën 1-vjeçare me FSHF-në dhe me marrëveshje të përbashkët, palët kanë vendosur të mos e rinovojnë më tej, duke mbyllur bashkëpunimin.

FSHF e falënderon trajnerin Tedesco për përkushtimin dhe gjithë punën e bërë në krye të Kombëtares U-17, ku drejtoi kuqezinjtë në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe i uron suksese në të ardhmen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb