Lyon po kalon një periudhë mjaft të vështirë, teksa së fundmi ra nga Ligue 1, për shkak të problemeve financiare.

Tifozët e ekipit francez nuk “qëndruan duarkryq”, por janë ngritur në protestë kundër pronarit amerikan të klubit, John Textor. “Ai është një amerikan, që nuk bën asgjë. Lyon nuk është i yti. Textor, zhduku!”, bërtisnin në kor tifozët e Lyon.

 

 

Protesta ka rezultuar e suksesshme, pasi Textor ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të saj, në krye të klubit është emëruar Michele Kang.

Kujtojmë që Lyon do dërgojë çështjen në apel, me besimin se do mund ta fitojë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb