Në “Opinion” në News24 ishte i ftuar gazetari Ilirjan Agolli i cili komentoi situatën politike në vend.  Sipas tij të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet dhe se në shumicën e hetimeve janë pjesë e politikës.  Agolli shtoi se qeveria dhe kryesia nga shtatori nuk do të kthehen kundra SPAK.

“Duket interesant i gjithë procesi i situatave në vend.  Të gjithë kanë pritur që SPAK të ndikonte më shumë tek zgjedhjet. Në këtë punë të SPAK vihet re se shumica e hetimeve janë pjesë e politikës dhe mund të them se edhe ata janë të rëndësishëm para drejtësisë. Sektori i drejtësisë është një nga sektorët më problematikë në vend.  Mendoj se qeveria dhe kryesia nuk do t i kthehet më retorikës dhe se në shtator nuk do kthehen kundra SPAK”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio Agolli u ndal edhe tek opozita për të cilën deklaroi se ka shumë punë për të bërë dhe se sfida aktuale e qeverisë është integrimi në BE.

“Vëllimi i punës në SPAK është shumë i madh dhe do të dëshiroja se trupa e tyre të ishte më i madh në numër.  Kam dëgjuar se disa ministri do të ndahen , dhe se njerëz teknikë janë të nevojshëm. Sfida e vërtetë në shtator është integrimi në BE. Opozita ka shumë punë për të bërë”, përfundoi Agolli

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: