Angel Di Maria është larguar nga Benfica. Lojtari argjentinas ka vendosur që të rikthehet te Rosario Central në Argjentinë, për të vijuar karrierën e tij.

“Gjithmonë e kam konsideruar këtë klub (Benficën) si shtëpinë time. Benfica përfaqëson një dashuri të sinqertë dhe të thellë për mua”- tha Di Maria.

Kujtojmë që 37-vjeçari Di Maria luajti në dy periudha te Benfica. Etapa e parë filloi nga viti 2007 deri në vitin 2010 dhe e dyta nga viti 2023 deri në vitin 2025.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb