Përsëri zjarr në vendin e grumbullimit të mbeturinave në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton se zjarri është konstatuar në orët e mbrëmjes ndërkohë që është i dukshëm nga qyteti.

Në pamjet që sjell BalkanWeb duket flaka gjigante dhe shtëllunga e zezë e tymit që mbulon zonën.

Kjo është hera e tretë që kryhet ky lloj veprimi në vendin ky depozitohen mbetjet e Vlorës dhe dyshohet se është i qëllimshëm.

Teksa vendi ndodhet në pikun e sezonit turistik dhe Vlora është një prej qyteteve bregdetare më të frekuentuara, problematika me mbetjet sjell një impakt negativ me pasoja të gjithanshme ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb