Pas një hetimi tremujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me përdorimin e metodave proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka finalizuar operacionin “Furnitorët”, duke goditur një rrjet të trafikut të drogës në kryeqytet.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën në flagrancë dy shtetas, Braild Aga, 27 vjeç, dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa po lëviznin me automjet në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe banesave të tyre, forcat e rendit sekuestruan gjithsej 1 kilogram e 234 gramë kokainë, e cila dyshohet se do të shpërndahej në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe Selitë.

Në operacion u sekuestruan gjithashtu automjeti i përdorur për transportin e drogës dhe dy telefona celularë të dyshuarve.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për nxjerrjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb