Një dëshmitar kyç në rastin e korrupsionit të ish-kryetares së kryeqytetit të Perusë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, njoftojnë prokurorët peruanë.
Jose Miguel Castro, që ishte nën arrest shtëpiak, ishte zyrtar i bashkisë gjatë mandatit të Susana Villaran nga viti 2011 deri në 2014. Ai ishte në bashkë-padi në gjyq me zonjën Villaran, e cila akuzohet për marrje ryshfeti prej 10 milionë dollarësh nga firma braziliane ndërtimi.
Në 2019, Villaran pranoi marrjen e fondeve nga këto kompani, por mohoi që ato të ishin ryshfete. Castro po bashkëpunonte me prokurorët në hetim dhe ishte nënkomandant i organizatës kriminale të akuzuar.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është i njohur. Prokurori tha se ata prisnin ndihmën e tij të rëndësishme në gjyq. Gjyqi pritet të fillojë më 23 shtator dhe Villaran është një nga politikanët e përfshirë në skandalin e Odebrecht.
