Igor Tudor, trajneri i Juventusit doli në konferencë për shtyp, para ndeshjes ndaj  Real Madridit (Kupa e Botës për Klube).

“E shijova shumë ndeshjen e fundit të Real Madridit. Pashë cilësi, punë në grup, sakrificë. Pashë një ekip të vërtetë. Na pret një ndeshje e vështirë, e kemi analizuar mirë, por u thashë lojtarëve të mi se këto janë ndeshjet më të mira për t’u luajtur.

Të gjithë duan ta mposhtin Real Madridin, edhe ne duam të përpiqemi. Duhet ta jetojmë kështu, gjithashtu me shumë guxim. Ndeshja e turneut për ne? Padyshim”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb