Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Florida nëse është i shqetësuar se republikanët do të ndikohen nga Elon Musk, i cili ka qenë kritik ndaj projektligjit të tij të shpenzimeve.
“Jo, nuk mendoj kështu,” u përgjigj Trump.
“Mendoj se ajo që do të ndodhë është që DOGE do ta shqyrtojë Muskun”, shtoi ai.
Presidenti vazhdoi duke thënë “do të kursejmë një pasuri” dhe përfundoi përgjigjen me një paralajmërim për Musk.
“Nuk mendoj se ai duhet ta luajë atë lojë me mua”, tha ai.
